Arapi: Zhvendosjet e palestinezëve do të sjellin përgjakje shumë të madhe. Duhet parë qëndrimi real i Trump (VIDEO)

Arapi: Zhvendosjet e palestinezëve do të sjellin përgjakje shumë të madhe. Duhet parë qëndrimi real i Trump (VIDEO)

Shqipëria është një nga vendet e mundshme për t’u kthyer në strehë për palestinezët, nëse plani i Trump për zhvendosjen e tyre do të bëhet realitet.

Aktivisti Florian Arapo tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se këto deklarata nuk janë totalisht pa baza, megjithëse shtoi se problemi nuk është a pranon Shqipëria apo vendet e tjera, por a pranojnë palestinezët të zhvendosen nga toka e tyre.

Sipas Arapit, shpërngulja e palestinezëve do të thotë një gjakderdhje shumë më e madhe se ajo e 60 mijë personave që humbën jetën në Gaza.

Nuk është se nuk ka baza. Ka baza, është e mundshme me këtë lloj qeveria që ne kemi, me këta qeveritarë që kemi pasur në këto 30 vjet, gjithçka ka qenë e mundshme sidomos kur një kërkesë vjen nga Presidenti i Amerikës. Ne nuk i themi jo asgjëje, nuk shohim asnjë lloj interesi tonin shtetëror dhe kombëtar. Mund ta pranojmë, mund ta refuzojmë, por refuzimi do të ishte pak më ndryshe nga ajo që ka ndodhur në vijimësi nga qeveritarët. Është totalisht e mundshme, por problemi kryesor nuk është a pranon apo jo Shqipëria, se vendet e tjera kanë treguar që nuk pranojnë. Problemi kryesor i shpërnguljes së palestinezëve janë vetë palestinezët,  a pranojnë ata të shpërngulen apo jo,

Shpërngulja e palestinezëve do të thotë një gjakderdhje shumë më e madhe se 60 mijë palestinezë që janë vrarë deri më tani në Gaza. Për t’i shpërngulur ata, kushdo që do e bëjë këtë qoftë Izraeli, qoftë Amerika ajo do të ndodhë me një përgjakje shumë të madhe dhe është e pamundur le të themi ose me një kosto të jashtëzakonshme sidomos nëse SHBA-të ndërhyjnë për ta bërë këtë gjë vetë.

Sipas Arapit fillimisht duhet parë se kush është qëndrimi real i Trump-it.

Sa i përket këtyre deklaratave të Trump-it, pikë së pari duhet të kemi parasysh që këto nuk duhen marrë aq seriozisht. Që nga mënyra si ato thuhen, që kalon nga njëri ekstrem në tjetrin. Duhet parë se kush është qëndrimi real, shihet kush është vepra pas kësaj retorike. A është thjesht një presion apo vepër që do të kryhet në realitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy