Champions League/ Bayern Munich eliminon PSG-në, Milanit i mjafton barazimi

Champions League/ Bayern Munich eliminon PSG-në, Milanit i mjafton barazimi

Bayern Munich u kualifikua në çerekfinalen e Champions League, teksa mposhti 2-0 PSG-në, në ndeshjen e kthimit.

Pas sfidës së parë ku triumfuan minimalisht, gjermanët ia dolën të shkëlqejnë edhe në ndeshjen e kthimit në Gjermani. Choupo Moting në minutën e 61 dhe Gnabry në minutën e 89-të, ishin autorët e golave për fitoren e bavarezëve.

PSG zhgënjen edhe njëherë tjetër në Champions, teksa këtë herë eliminohen që në fazën e 1/8-ve.

Në çerekfinale u kualifikua edhe Milani, që eliminoi Tottenham. Kuqezinjtë iu falën fitores minimale në sfidën e parë, duke barazuar pa gola në atë të kthimit në  Londër.

Në Angli ishte një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që kishin rastet e tyre për shënim, por asnjëra nuk ia doli dot të dërgojë topin në rrjetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy