Dosje për çdo klient, kështu bankat do të gërmojnë “biografitë”

Dosje për çdo klient, kështu bankat do të gërmojnë “biografitë”

Nga Gent Sejko*

Raporti i kredive me probleme është ulur për herë të parë pas një periudhe gati 7-vjeçare rritjeje të vazhdueshme. Procesi i pastrimit së kredive të humbura pa shpresë arkëtimi, e kam shpjeguar edhe më herët, ishte finalizim i një pune të përbashkët ndërinstitucionale. Gjatë këtij procesi, ne kemi pasur mundësinë të asistohemi dhe mbikëqyremi dhe nga institucionet e rëndësishme ekonomike ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Përtej problemit të kredive me probleme, sistemi bankar ka vazhduar të jetë i mirëkapitalizuar, likuid dhe financiarisht i shëndetshëm. Problemi i kredive me probleme do të kërkojë ende kohë për t’u zgjidhur por kjo nuk duhet të na pengojë për gjallërimin e aktivitetit kreditues në vend. Për aq kohë sa indikatorët e tjerë të sipërpërmendur vazhdojnë ecurinë e tyre pozitive, sektori bankar në vend ka hapësirat dhe mundësinë për të kredituar projekte dhe investime bindëse.

Në gjykimin tim, është e rëndësishme që të administrojmë me kurajë dhe këmbëngulje perceptimin që mbizotëron aktualisht se kreditë me probleme kanë detyruar bankat të ndërmarrin një qasje tejet konservatore në kreditim. Për të adresuar në mënyrë të përhershme këtë problem janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren masa të tjera në vazhdim. Do të doja që shumë shkurt të ndalem në iniciativën më të fundit në këtë drejtim: planin e bashkërenduar mes Bankës së Shqipërisë, Ekzekutivit Shqiptar, Shoqatës së Bankave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky plan konsiston në dy shtylla kryesore: Shtylla e parë ka të bëjë me hartimin dhe plotësimin e legjislacionit që rregullon praktikën kredituese nga lidhja e kontratës deri në përfundim të saj, përfshirë dhe trajtimin e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve.

Këto ndryshime do të synojnë saktësimin më të 13 plotë ligjor të të gjitha procedurave që shoqërojnë veprimtarinë e bankave, shoqërive përmbarimore, kredimarrësve dhe institucioneve të tjera shtetërore të lidhura. Shtylla e dytë është e lidhur me bazën rregullatore të veprimtarisë së sistemit bankar dhe për rrjedhim është e lidhur me aktivitetin e përditshëm të Bankës së Shqipërisë dhe të sistemit bankar. Kemi identifikuar disa rregullore ku do të ndërhyjmë. Përveç objektivit për të krijuar një fleksibilitet më të lartë në lidhje me disa aspekte të veprimtarisë në trajtimin e portofolit të kredisë do të synojmë të adoptojmë një koncept të ri: atë të “biografisë” së klientit në raport me kredinë bankare. Ne besojmë se ky element i ri do të lehtësojë bankat në vlerësimin e potencialit kredimarrës të çdo klienti.

 * Gent Sejko, Guvernator, Banka e Shqipërisë.

 Pjesë e shkëputur nga fjala e mbajtur në Konferencës Ndërkombëtare Vjetore, organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit. Kjo fjalë e mbajtur para një viti, trajton probleme të reformës bankare që po zbatohet aktualisht. Marrë nga buletini i Bankës së Shqipërisë, botuar më 20 tetor 2016. Titulli i origjinalit: A i ndryshojnë krizat themelet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy