
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se autori i dyshuar i vrasjes së Mond Mëhallës ka përdorur një Audi në pronësi të kompanisë së viktimës, i cili më pas u gjet i djegur.
Lala bënë me dije se pamjet e kamerave tregojnë momentin kur autori, i maskuar me kapuç, i afrohet Mëhallës pranë karburantit të tij dhe e qëllon gjashtë herë. Policia ka identifikuar një person të quajtur Nardi Gjoni si person që ka përdorur automjetin ditët e fundit dhe po heton konfliktet e mundshme të viktimës me ortakët apo përfshirjen e grupeve të trafikut të drogës.
"Ditën e sotme është më e qartë, pas këqyrjes së kamerave. Një automjet tip Audi, i gjetur sot i djegur, në pronësi të një prej kompanive të viktimës, është përdorur nga autori i dyshuar. Personi ka pritur derisa Mond Mëhalla ka zbritur nga zyra e tij. Kur ka zbritur në afërsi të karburantit, që e kishte në pronësi, automjeti Audi i është afruar dhe një moment shfaqet një person që zbret nga vendi i shoferit, ka një kapuç në kokë dhe i afrohet te vendi i shoferit Mond Mëhallës, pasi sapo kishte hyrë në makinë. Ai ka tentuar të ecë indietro por autori e ka qëlluar gjashtë herë. Më pas është larguar për të djegur automjetin.
Automjeti ka qenë në pronësi të kompanive të vetë Mondi Mëhallës, në njëfarë mënyrë ka orienuar grupin e hetimit për të marrë në pyetje punonjësit e kompanisë, ortakët dhe ish ortakët.
Pak minuta përpara, policia e Elbasanit po kryen veprime hetimore në Lezhë, është identifikuar një person që ka drejtuar automjetin Audi gjatë ditëve të fundit, është identifikuar në Rrugën e Kombit. Nardi Gjoni quhet personi, do të pyetet në lidhje me lëvizjet e ditëve të fundit, se kur e ka marrë automjetin, e me rradhë. Është gjetur një pistoletë Beretta dhe mendohet të jetë përdorur në ngjarje.
Hetuesit po dyshojnë, që tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. Deri te përplasja e grupeve për trafikun e drogës. Hetuesit kanë automjetin e përdorur në ngjarje dhe po përpiqen të shkojnë te personi që e ka përdorur, me shpresë së do të shkojnë te ekzekutori. "



