Një vatër aktive zjarri në fshatin Nartë të Vlorës, ka rrezikuar disa banesa në zonë. Flakët janë aktive prej disa orësh, ndërsa gjatë mbrëmjes janë favorizuar nga era e fortë, e cila i ka përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Një automjet i zjarrëfikëses ndoodhet në vendngjarje, ndërsa po punon për shuarjen e flakëve dhe për normalizim të situatës.
Gjithashtu, vatër zjarri aktive raportohet edhe në fshatin Delisuf dhe në lagjën “Partizani”, në Vlorë.



