SHAV: Aktet e dhunshme në Vaun e Dejës, turp kombëtar

SHAV: Aktet e dhunshme në Vaun e Dejës, turp kombëtar

Shoqata për Autonominë Vendore në një deklaratë për shtyp ka dënuar dhunën në Vaun e Dejës, duke e cilësuar si një turp kombëtar dhe duke shpreheur bindjen se banorët nuk kanë lidhje me aktin makabër.

SHAV-i u bëri thirrje bashkive të mos tradhtojnë misionin e tyre ndaj njerëzve dhe ligjit dhe qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë për zgjedhje të lira e të papenguara.

Deklarata:

“DEKLARATË PËR SHTYP në emër të 46 kryetarëve të bashkive, dënon në mënyrën më të ashpër veprimet e dhunshme të ushtruara nga nëpunës të Bashkisë së Vaut të Dejës, dhe familjarë të tij. Djegia e shkollës “Ndre Mjeda” në Vaun e Dejës, turp kombëtar! Dënojmë me forcë sjelljen e Kryetarit Zef Hila, e padenjë dhe e paligjshme, s'mund të përfaqësojë qytetarët. Cenimi i fizik i forcave të policisë, prindër, bij e vëllezër shqiptar është një akt barbar, e kriminal i papranueshëm nga kushdo. Ky akt është dhe më i dënueshëm kur ushtrohet nga nënpunës publik të paguar nga taksapaguesit e këtij vendi për të shërbyer dhe jo për të vandalizuar qytetin e tyre. Ne jemi të bindur që banorët e Vaut të Dejës nuk kanë lidhje me këtë akt makabër dhe sot secili prej tyre distancohet nga ky akt njësoj si ne. I bëjmë thirrje bashkive, të mos tradhtojnë misionin ndaj njerëzve e ligjit. Shprehim solidaritet me banorët e Vaut të Dejës që s'kanë lidhje me dhunën dhe angazhohemi që të ndihmojmë me ringritjen e shkollës. Ne i bëjmë thirrje gjithë të zgjedhurve lokalë të të gjitha forcave që në frymën e Kushtetutës, por dhe të gjithë deklaratave të partnerëve tanë të SHBA dhe të BE-së të bashkëpunojnë për të patur zgjedhje të lira dhe të papenguara më datë 30 Qershor. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për Policinë e Shtetit dhe ftojmë qytetarët të votojnë lirshëm të dielën, të ushtrojnë të lirë të drejtën e tyre për të zgjedhur si aktin më të rëndësishëm të ushtrimit të detyrave tona qytetare. Tiranë, 28 Qershor 2018 Shoqata për Autonominë Vendore.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy