"Hipoteka" /Tjetërsuan 68120 m2 tokë në Kurbin, 5 të arrestuar (VIDEO)

"Hipoteka" /Tjetërsuan 68120 m2 tokë në Kurbin, 5 të arrestuar (VIDEO)

Operacioni i koduar "Hipoteka" ka zbuluar skemën e tjetërsimit të një sipërfaqe toke prej 68 mijë 120 m2 në Kurbin. Njëmbëdhjetë persona janë proceduar penalisht, prej të cilëve 5 janë arrestuar. Në pranga kanë rënë përfituesi e tokës Arben Sela, hartografi I hipotekës Ndue Gega si dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë, por edhe hipotekës.

"Në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 68120 m2 tokë në Kurbin, pasi duke qenë me detyrë si punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore, pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kurbin, kanë shpërdoruar detyrën, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave që kanë për detyrë ta leshojnë atë, nëpërmjet ndryshimit të zërit kadastrale , dhe paisur meAMTP- persona të ndryshëm dhe rregjistruar prane Z.V.R.P.P. Kurbin", thuhet në njoftimin e policisë, sipas të cilës janë në procedim penal 11 persona, me stë cilëve 4 në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi , çertifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi dhe harta treguese për Rrethin e Kurbinit, të cilat faktojnë falsifikimin dhe abuzimet e kryera për tjetërsimin e pronave.  

Të arrestuar:

1. Arben Sela

2Ndue Gega 

3. Bashkim Lika

4. Gj.L

5. O.M. 69

Të shpallur në kërkim:

1. K.P

2. H.A

Proçedim në gjendje të lirë për:

1. M.A

2. Z.K

3.B.K

4. G.SH

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy