Forcat e Mbrojtjes të Izraelit bënë me dije se kryen një sulm me dron kundër një grupi anëtarësh të Hamasit që vepronin në një ish-shkollë në Jabalya, në veri të Rripit të Gazës.

Media raporton se të paktën 8 persona vdiqën në bastisje, mes të cilëve dhe dy fëmijë.
Sipas ushtrisë, këta anëtarë të lëvizjes ekstremiste palestineze po përdornin ndërtesën e shkollës Halaëa për të planifikuar dhe kryer sulme kundër trupave brenda enklavës dhe në Izrael.
Mbi 30 persona u plagosën. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin marrë masa të shumta për të zbutur dëmtimin e civilëve në sulm, duke përfshirë përdorimin e municioneve precize, mbikëqyrjen ajrore dhe informacione të tjera të ndjeshme.



