„Isa Boletini” në Nju-Jork, Nikaj: Krenari për komunitetin shqiptar në SHBA

„Isa Boletini” në Nju-Jork, Nikaj: Krenari për komunitetin shqiptar në SHBA

Së shpejti një rrugë në Nju-Jork do të marrë emrin e heroit Isa Boletini. Naser Nikaj, aktivist në SHBA, tha përmes një lidhjeje online se rruga e re reflekton unitetin e komunitetit shqiptar në SHBA. 

 

Është një qendër publike. Pra, edhe fëmijët tanë, por amerikanët kur e shohin, menjëherë e kontrollojnë se kush është. Ne kemi arritur që politikanët këtu në Staten Island të na shikojnë me një sy tjetër, sepse jemi të organizuar. Kemi rrugët „Fan Noli” dhe „Gjergj Kastrioti” në Bronx. Është një gjë shumë e bukur kjo për komunitetin shqiptar. Në Staten Island janë 13% e komunitetit të shqiptarëve. 

 

Nikaj tha se komuniteti shqiptar në SHBA nuk ka mbështetje nga qeveria. 

 

Ne kemi shumë pak përkrahje nga qeveria. Mundohemi me forcat tona të lobojmë për Kosovën. Unë vij nga Mali i Zi dhe arritëm deri te Marc Rubio për të penguar një investim arab në Ulqin. Pra, kur të bashkohemi, mund të bëjmë shumë edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy