Këtë të diel, numri i personave që kanë ndërruar jetë në të gjithë botën për shkak të pandemisë kapërceu pragun e 1 milionëve.
Një lajm i trishtë për të gjithë botën, ndërsa numri ekzaktësisht është 1.000.202 njerëz.
Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë dhe deri më sot në botë janë infektuar 33 177 416 individë, ndërsa numri i të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 24 504 931 njerëz.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën si shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi, me 7 294 032 njerëz.
Pas SHBA-ve vjen India, më pas Brazili, Rusia, Kolumbia, Peruja, Spanja, Meksika etj.
Pasi u zbulua në Kinë, koronavirusi më pas goditi shtetet perëndimore dhe për rrjedhojë u përhap në të gjithë botën.



