Kërkesa e SPAK për zgjatje mandati/ Trenova: Prokurorët s’duhet të marrin superfuqi dhe të dalin mbi Parlamentin

Kërkesa e SPAK për zgjatje mandati/ Trenova: Prokurorët s’duhet të marrin superfuqi dhe të dalin mbi Parlamentin

Ish-prokurori Gentian Trenova, thotë se zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK, nuk do të ndikonte pozitivisht dhe se një gjë e tillë do i bënte më të fuqishëm.

 

Ai deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se çështjet që heton një prokuror, nuk duhet të kthehen në çështje të jetës së tyre. 

 

Sipas tij, ata prokurorë që shkojnë në SPAK nuk duhet të marrin superfuqi dhe të dalin mbi qeverinë dhe Parlamentin.

 

Është krijuar me 9 vjet mandati i një prokurori të SPAK, që të mos krijojnë një lloj monopoli, se dashje pa dashje dhe puna e SPAK ndikon në jetën politike të vendit. Ata prokurorë që shkojnë atje nuk duhet të marrin superfuqi që dalin mbi qeverinë dhe Parlamentin. Ata e kanë fuqinë e tyre dhe mund të ndikojnë në një çështje të caktuar, por kjo superfuqi nuk mund të jetë pambarim. 

 

Do të ishte e nevojshme zgjatja e mandatit të tyre, nëse do ishim në kushtet kur nuk do të kishte kërkesa nga prokurorë të tjerë, për të vazhduar punën në Prokurorinë e Posaçme. Çështjet që heton një prokuror, nuk duhet të kthehen në çështje të jetës së tyre. Sepse duket si një histori personale mes tij dhe personave që hetohen dhe gjykohen më pas. Ndërsa kalimi i stafetës e shmang këtë rrezik, në kalimin e çështjeve si personale. 

 

Nuk kemi nevojë për njerëz heronj, duhet të ketë përparësi institucioni i SPAK. SPAK dhe drejtuesi i SPAK prej vëmendjes së mediave dhe kompetencave që ka patur, ka patur vëmendjen më të madhe dhe duket sikur drejtuesi i SPAK është më i rëndësishëm se e Prokurorit të Përgjithshëm. 

 

Vetë drejtuesi i SPAK në një farë mënyre është si gjithë prokurorët e tjerë, por përgjegjësia e tij është administrimi i institucionit. Drejtuesi i SPAK nuk mund të japë urdhra për të gjitha dosjet dhe as se kush duhet të hetohet. Institucioni nuk mund të personifikohet me emrin e një personi, të drejtuesit. 

 

Prokurorët që hetojnë dosjet duhet të kenë pavarësinë përkatëse dhe institucioni nuk duhet të marrë punën e një personi të caktuar. Puna e tij nuk është e lidhur me punën e prokurorëve të tjerë. Nuk duhet të lidhet me punën e drejtuesit të institucionit.

 

Lidhur me deklaratën e kryeprokurorit Olsian Çela, ai deklaroi se është ndër të paktët drejtues të institucioneve të drejtësisë që ka folur hapur për problematikat që ka sistemi gjyqësor. 

 

Prokurori i Përgjithshëm Ka shprehur herë pas here shqetësimet dhe problemet që ka hapur reforma në drejtësi. Ka ngritur herë pas here si shqetësim ngarkesën me dosje, ia ka shprehur dhe Parlamentit si shqetësim, për të zgjidhur deri diku problematikat që hasen qoftë në sistemin e drejtësisë dhe më tej. 

 

Vlerësimi i punës së prokurorëve është shumë i komplikuar, pasi kërkon një staf të mirëfilltë për ta bërë këtë gjë. Puna e prokurorit në një farë mënyre kontrollohet nga gjykata dhe ka një pavarësi institucionale dhe nga Prokuroria e Përgjithshme. 

 

Kriteret për të vlerësuar punën e prokurorit do të krijojë probleme. Mund të ketë praktika të ndryshme për çështje të ngjashme. Është e vështirë të arrihet dhe vlerësimi i prokurorëve për shkak të praktikave të ndryshme se dhe vetë prokurori është i lidhur me vendimmarrjen e gjykatës. 

 

Nëse një punë e prokurorit nuk do ketë sukses në gjykatë, edhe prokurori do e orientojë punën e tij, në varësi të vendimmarrjes së gjykatës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy