Lika: 70% e çështjeve në gjykata lidhet me pronësinë, kontrata paramartesore do të ishte një zgjidhje pozitive (VIDEO)

Lika: 70% e çështjeve në gjykata lidhet me pronësinë, kontrata paramartesore do të ishte një zgjidhje pozitive (VIDEO)

Ndarja e pronësisë janë rastet më të shpeshta që lidhen kryesisht gjatë proceseve të divorceve.

Lidhur me këtë avokatja Brunilda Lika e ftuar në ‘MCN Informacion’ u shpreh se 70% e çështjeve në gjykata lidhet pikërisht me çështjet e pronësisë dhe vetëm kohët e fundit kanë filluar që të zgjidhen më në kohë.

Ajo tha se kontrata paramartesore ende nuk është e mirëpritur në Shqipëri, edhe pse sipas saj do të ishte diçka shumë e mirë për çiftet nga ana e pronësisë.

Në fakt numri më i konsiderueshëm në gjykata janë çështje që kanë për objekt pronësinë, qoftë pjesëtimin e pasurisë, apo lirimin apo dorëzimin e sendit, pra 70% e çështjeve ka për objekt pronësinë.

Pjesëtimi i pasurisë është një mënyrë se si të ndahet prona në mënyrë të barabartë dhe në gjykata shkojnë ata individë që nuk gjejnë marrëveshje apo nuk gjejnë dakordësi për ndarjen e pronësisë që kanë apo trashëguar nga një prind i ndjerë, apo e kanë të dhuruar.

Pjesëtimi, procesi gjyqësor merr kohë përpara një institucioni, është një proces i ndërlikuar sepse thirren ekspertë që bëjnë vlerësimin. Mund të themi se kohët e fundit vakancat në gjykatat shqiptare janë plotësuar disi po shqyrtohen si çështje pak më shpejt sepse vite më parë kanë qenë në një ngërç absolut.

Më herët nuk u jepej drejtësia qytetarëve në kohë. nëse dëshiron ta shesësh apo tjetërsosh të mbetet një pronë e bllokuara.

Ndërsa lidhur me kontratat paramartesore, Lika tha se ato janë diçka pozitive nëse aplikohen sepse shmangnin një sërë proceset gjtyqësore në të ardhmen.

Në fakt kontrata paramartesore është një kontratë, akt juridik i dyanshëm ku bashkëshortët para martesës vendosin kushtet dhe mënyrën se si do ndajnë pasurinë ato që kanë të cilat nuk pjesëtohen dhe ato që do ndërtojnë gjatë martesës.

Bota perëndimore i ka të adoptuara këto, ndërsa për shoqërinë tonë ende nuk është e mirëpritur, është shumë i pakët numri i bashkëshortëve që vendosin kontratë paramartesore, kjo do të ishte pozitive sepse shmang konfliktet pasi ti nuk parashikon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Kontrata paramartesore bëhet për të parandaluar mosmarrëveshje të pacaktuara që mund të lindin në të ardhmen dhe që nuk parashikohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy