Studimi i BB: Taksa progresive varfëroi 29 % të familjeve /“Taksimi i ndershëm”: Të varfrit paguajnë më shumë! (VIDEO)

Studimi i BB: Taksa progresive varfëroi 29 % të familjeve /“Taksimi i ndershëm”: Të varfrit paguajnë më shumë! (VIDEO)

Taksa progresive në Shqipëri ka varfëruar edhe më shumë të varfërit.Përfundimi vjen nga një studim i Bankës Botërore me titull “Ndikimi shpërndarës i sistemit fiskal” , sipas te cilit 29 për qind e ekonomive familjare u varfëruan. Studimi vëren se taksat indirekte dhe TVSH kanë një ndikim negativ në varfëri.

SHËNIM /“TAKSIMI I NDERSHËM”: TË VARFRIT PAGUAJNË MË SHUMË!

Raporti i Bankës Botërore “Ndikimi shpërndarës i sistemit fiskal”, kushtuar Shqipërisë, i vë notë pakaluese dy mandateve qeverisëse të Partisë Socialiste, që kanë për bazë të sistemit fiskal taksën progresive. Rezultati i parullës  “Taksim i ndershëm progresiv që ul taksat për 95% të shqiptarëve” rezulton me shtimin prej 29 % të varfërisë në vend vetëm si efekt i sistemit të taksave, sidomos të vendosjes së taksës progresive. Përfundimi është i ekonomistëve të Bankës Botërore, huadhënësit kryesor të qeverisë. Pra, qeveria ua shtrëngoi lakun të varfërve duke i detyruar të paguajnë më tepër, sidomos iu dha një shkelm atyre që ishin pak mbi kufirin e varfërisë dhe i rrëzoi poshtë kësaj vije.

Të paktën një pjesë e elektoratit besojnë në mashtrimet para zgjedhjeve. Një i tillë, për të dy palët e fushatave, në vitin 2013 dhe në vitin 2017, ishte zotimi: “Zëvendësim i taksës së sheshtë me taksimin e ndershëm. Vendosje e drejtësisë sociale përmes taksimit progresiv për të ardhurat personale”. Në realitet, ky lloj taksimi iu vu vetëm pagave, jo të ardhurave të tjera, biznesit. Këtu vijmë tek zotimi tjetër i pavënë në jetë nga Partia Socialiste në pushtet: “Zbatim i parimit 'kush fiton më pak do të paguajë më pak – kush fiton më shumë do të paguajë më shumë'. Zbatimi i “Tatim mbi fitimin në dy nivele për biznesin: një nivel për biznesin e madh dhe një nivel më i ulët se ai ekzistues për biznesin e vogël” rezulton me nivele të larta të informalitetit. Kujtojmë këtu aksionet e përvitshme që përpiqen të fshehin këtë realitet. Një zotim tjetër ishte: “Politikë e re fiskale, e cila mbështetet kryesisht në uljen e kostos së jetesës për shumicën e popullsisë”. Studimi i Bankës Botërore tregon të kundërtën. Çfarë ka bërë qeveria për të ulur varfërinë? Në vend që t’u japë të papunëve ushqim, ju nxjerr namin si dembelë. Në programin e PS-së shkruhet e zeza në të bardhë një premtim i pambajtur: “Heqje apo përgjysmim i tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet jetike të shportës”. Ka pasur edhe një premtim tjetër qeveria, që mund të zbuste varfërinë:   

“Reduktim i tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve familjarë”. Nuk e ka bërë, madje rriti çmimin e energjisë. Përse nuk është bërë? Sepse qeveria i shpërndan të ardhurat në favor të të pasurve që përfitojnë paratë publike përmes koncesioneve. Nëse votuesit shqiptarë do të nisnin të mendonin si taksapagues, kjo do të ishte një pikënisje për korrigjimin e demokracisë. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy