
Një naftëtar i Rafinerisë së naftës në Ballsh raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një pusi nafte.
Mësohet se është plagosur shtetasi Viktor Balla, 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.
51-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Kashit, në periferi të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në një stacion pompimi të naftës, dhe nuk ka lidhje me Uzinën.



