Kremlini nuk është në dijeni të planit të presidentit francez Emmanuel Macron për të organizuar bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës duke bashkëpunuar me Kinën.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në konferencën e përditshme, siç raporton Tass.
“Rusia është e gatshme të dëgjojë çdo ide për të zgjidhur situatën në Ukrainë që merr parasysh interesat e Moskës”, sqaroi Peskov.



