
Ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht në drejtimin e Partisë së Lirisë kërkon që Serbia të mos bëhet pengesë në zbatimin e marrëveshjeve që i ka nënshkruar vetë, përballë tensioneve në veriun e Kosovës, mbrëmjen së dielës pas marrjes së masave për zbatimin e reciprocitetit lidhur me letërnjoftimet dhe targat.
Ai kërkoi që të bëhet e qartë dhe të mos bëjmë avokatinë e politikave destruktive të Beogradit ndaj rajonit tonë, duke komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se zgjidhja vjen nëse Kosova ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.
Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj, nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj.
Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, Kryeministri mbyll gojën.
Duhet të bëjmë gjithçka që si ky vend që ka marrë lidershipin e Ballkanit të Hapur, bëhet pengesë për zbatimin e marrëveshjeve që ka firmosur vetë.
Marrëdhënia e vasalitetit e Ramës dhe Vuçiç është e pranuar, dhe duhet të hiqet dorë ne kemi nevojë për marrëdhënie partneriteti.
Deklaratën se këto çështje zgjidhen nga Ballkani i Hapur nuk dua ta besoj që është thënë në mënyrë të tillë, veçse vasaliteti thellohet.
Sipas tij, nxitja e tensioneve nga ana e Serbisë në Veri të Kosovës dhe më gjerë në rajon, është në dëm jo vetëm të rajonit tonë, por edhe mbarë Europës.
Ai i bëri thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës.



