E dini që shqiptarët vuajnë që Jennifer Aniston është beqare? Ata mendojnë që dhe paratë nuk ke ç’i do, kur je një femër e pasistemuar.
Nga pyetja “pse une nuk martohem” tek hipsterat, festat e beqarisë dhe dasmat alla shqiptare, e gjer tek artikujt “Si ta ndezësh tët shoq pas martese” (pa shkrepëse sigurisht).
Në #standupwithina flasim për martesën parë nga sytë e djemve dhe vajzave si një “marrëveshje” nga e cila duket se nuk shpëtojmë dot. Në fund çfarë mbetet? Dashuria. Ina.



