‘Situata në PD surreale’, Kalemaj: Berisha ka në dorë kartat, Alibeaj i humbur pa projekt politik (VIDEO)

‘Situata në PD surreale’, Kalemaj: Berisha ka në dorë kartat, Alibeaj i humbur pa projekt politik (VIDEO)

Analisti Ilir Kalemaj, në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me situatën në PD, për të cilën u shpreh se aktualisht ndodhemi në një situatë surreale, ku palët janë më të ndara se kurrë.

Ai tha se Berisha është politikani më i sprovuar dhe sipas tij duke pasur të gjitha kartat në dorë, do zgjedhë kandidatët me votat më të mëdha në primare dhe më pas do shkojë në humbjen e radhës në zgjedhet e vitit të ardhshëm.

Ndodhemi në një situatë surreale ku të dyja palët në PD flasin për kandidatë të përbashkët, për frymë opozitare, për bashkim dhe në fakt janë më të ndarë se kurrë duke vënë kushte të papranueshme për njërën palë. Grupi i Berishës thotë se pavarësisht negociatave jam duke shtuar drejt primareve dhe duke shkuar para me to çfarë përfiton pala tjetër ajo është duke bërë njëfarë pazari për të parë se çfarë përfiton për vete. Ata mund të jenë pakicë në numër por mund të kishin  një epërsi morale nëse dilnin me argumente të bazuara jo te interesi vetë, por te partia. Kjo gjë nuk ndodhi kurrë për fat të keq, Berisha është duke luajtur në sulm duke i kapitulluar pa kushte, ka shumë që s’dinë çfarë po bëjnë dhe ka një pakicë fare të vogël që është alibeaj. Berisha politikani më i sprovuar, i ka në dorë të gjitha kartat, do zgjedhë kandidatët duke shtyrë me votat më të mëdha në primare dhe do shkojë në humbjen e radhës në zgjedhet e vitit të ardhshëm dhe më pas do shohi kujt do i ngeli derri maç në dorë.

Më tej Kalemaj sqaroi se situata në PD nuk është çështje gjykate, marrim rastin që logo, vula, selia shkon drejt Berishës, këtu s’ka vend për diskutim partinë e ka me vete. Ndërsa shtoi se po të marrim rastin tjetër që është vula, logo, sigla të mbeten me Alibeaj dhe Gaz Bardhin, këta janë një pakicë fare e papërfillshme nëse anon nga këta dhe se janë të humbur pa një projekt politik.

Alibeaj është i humbur pa një projekt politik. Në këtë sens do mbijetojnë por janë thjeshtë sigla. Miti i Berishës, këta janë personazhe normale dhe dihej që do e merrte PD, por a mban përgjegjësi ai për humbjet e njëpasnjëshme dhe a do të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e radhës lokale. Me sinjalin që dha që do jetë kandidat politik për Tiranën, tregon se ai nuk ka për të fituar Tiranën, por do të fitojë partinë dhe do të kapitullojë pa kushte kundërshtarët e tij politik.

Kalemaj tha se PD e ka të vështirë fitoren ndaj kundërshtarit dhe se fitorja e Berishës do jetë brenda partisë.

Opozita duhet të organizohet dhe të jetë me këmbë në tokë për të kuptuar se çfarë po ndodh. Unë i shoh shumë kaotik dhe pa projekt grupin e Alibeajt, po hyjnë në negociata pa pasur një qëndrim koherent politik se çfarë ata përfaqësojnë, çfarë synojnë ata për elektoratin. Me këto kushte që është opozitës është e vështirë mobilizimi i cili arrihet me program me pika të sakta, me frymën e bashkimit. I vetmi që ka një projekt politik për mirë apo për keq është Berisha, por ai projekt është në favor të Berishës dhe interesave të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy