“Epstein”/ Bella Hadid mohon “argëtimet”: Puna, suksesi im

“Epstein”/ Bella Hadid mohon “argëtimet”: Puna, suksesi im

E njohur për shkëlqimin e saj në botën e modës, Gigi Hadid ka hedhur poshtë pretendimet se suksesin e saj e kishte falë shoqërimit të saj me personazhe të njohur të botës së biznesit, pjesë e argëtimeve rozë në ishullin  e Xhefry Epstein.

 

Emri i saj dhe i motrës së saj, Bella Hadid, përmenden në disa emaile të vitit 2015 që lidhen me dosjen Epstein dhe dokumentet e publikuara të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

 

Në një përgjigje ndaj një komenti në Instagram, Hadid e cilësoi Epstein si një “person të neveritshëm”, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me të. 

 

Ajo u shpreh se është “e tmerrshme” të lexosh komente për veten nga dikush që nuk e ke takuar kurrë, veçanërisht në një kontekst të tillë.

 

Është e tmerrshme të lexosh dikë që nuk e ke takuar kurrë të flasë për ty në atë mënyrë. Sidomos në këtë kontekst. Të përmendesh në ato dosje, është shqetësuese dhe dua të deklaroj pa mëdyshje se nuk kam pasur kurrë lidhje me atë qenie njerëzore të neveritshme.

 

Modelja shtoi me tej se karriera e saj si modele u ndërtua vetëm mbi punën e saj. Por Bella Hadid nuk është personazhi i vetëm që ka reaguar publikisht pas ekspozimit në dosjen Epstein. 

 

Por ndryshe nga ajo, bashkëthemeluesi i Mikrosoft Bill Gates pranoi dy lidhjet e fshehta që kishte pasur në të kaluarën me Mila Antonova, një programatore ruse dhe një grua fizikante. 

 

Madje pas shumë vitesh ai pranoi se ishte infektuar seksualisht nga marrëdhënia jashtëmartesore me programisten ruse me pasoje infektimin edhe te gruas se tij, të cilës i kishte dhënë ilaçe për kurim. 

 

Gates pohoi se ish-bashkëshortja e tij kishte qenë gjithmonë skeptike për lidhjet e tij. Sipas dokumenteve të publikuara, Epstein dyshohet se kishte tentuar të shantazhonte Gates për historinë e fshehtë që ai kishte pasur në vitin 2010 me Mila Antonova. 

 

Publikimi i dokumenteve, ku përmenden prostituta ruse dhe sëmundje veneriane, u pa si një tjetër goditje ndaj figurës së Gates.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy