"Bie besimi i biznesit", Kim: Sundimi i ligjit do përthithë investimet amerikane

"Bie besimi i biznesit", Kim: Sundimi i ligjit do përthithë investimet amerikane

"Besimi i biznesit tek ekonomia ka rënë. Shkak është bërë ndikimi i pandemisë së Covid-19 dhe progresi më i ulët se sa pritej në treguesit kryesorë". Është ky përfundimi i edicionit të 9 të Indeksit të Besimit, publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, një raport që mat perceptimin e klimës së sipërmarrjes.

Besimi i biznesit në Shqipëri ra me 0.5% në 2021, duke arritur në 37.6, krahasuar me vitin e mëparshëm kur ky tregues ishte 38.1. Rënia e besimit të përgjithshëm të biznesit ishte relativisht e vogël, por e rëndësishme, pasi shënoi nivelin më të ulët të besimit nga bizneset, që nga fillimi i Indeksit në 2012.

Për më tepër, perceptimi i përgjithshëm i biznesit nuk ishte në gjendje të rikuperonte nga rënia e thellë prej 5% një vit më parë. Kontributi në një rënie të mëtejshme duket se lidhet me ndikimin e pandemisë në ekonominë shqiptare. Nevoja për një ndryshim më të fortë të politikave për reformat në mjedisin e investimeve është reflektuar gjerësisht në sondazh.

Më shumë se 71% e anëtarëve të Dhomës Amerikane perceptuan klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme. Ata vlerësojnë problem rritjen e burokracive; perceptimin e korrupsionit; monopoleve dhe konkurrencës së pandershme; ndikimin në rritje të klimës politike dhe çështjet me pronat.

E përmirësuar paraqitet situata me infrastrukturën dhe furnizimin me energji elektrike.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eni Jaço, bënë të ditur se Rezultatet e Indeksit të Biznesit për vitin 2021 janë matës real që tregojnë se Shqipëria, ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit. 

Sipas tij dinamika e zhvillimeve por edhe perspektivës Europiane që Shqipëria synon, nuk lë më kohë për reflektim, por nxit rëndësinë e një aksioni të përbashkët. 

Raportin e ka komentuar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila shprehet se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Sipas saj, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy