Greqi, peticion kundër Marrëveshjes së Prespës (VIDEO)

Greqi, peticion kundër Marrëveshjes së Prespës (VIDEO)

DHjetra akademikë, avokatë, gjeneralë, diplomatë dhe biznesmenë kanë nënshkruar një peticion, të cilin ia drejtojnë Kreut të Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis, duke i kërkuar  që, si kryeministër i ardhshëm, të anulojë marrëveshjen e Prespës.

“I nderuar kreu i partisë, Po ju drejtohemi ju si kryeministër i ardhshëm dhe bëjmë apel që të anuloni marrëveshjen e Prespës të cilën shumica dërrmuese e grekëve e konsiderojnë të papranueshme dhe është parë si një humbje kombëtare katastrofike. Ne ju ftojmë ta shpallni të pavlefshme në mënyrë të qartë, para zgjedhjeve të ardhshme, një veprim që populli grek do ta shpërblejë me votën e tij, ndërsa historia do t’ju vendosë në panteonin e politikanëve kombëtarë”, thuhet në letër.

Nënshkruesit e peticionit besojnë se marrëveshja e Prespës është ligjërisht e pavlefshme, pasi shkel Kushtetutën greke, dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Ata thonë se marrëveshja përfshin shkelje ligjore, paqartësi, argumente të gabuara dhe mashtrime. Sipas tyre, marrëveshja  shkel një sërë nenesh të Konventës së Vjenës, 1969.

Marrëveshja e Prespës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë u nënshkrua në qershor të vitit të kaluar, duke mbyllur kontestin e më shumë se dy dekadave mes dy vendeve fqinje për çështjen e emrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy