Dështimi i ‘facebook’, 50-vjeçari në Britani kryen vetëvrasje me video ‘live’

Dështimi i ‘facebook’, 50-vjeçari në Britani kryen vetëvrasje me video ‘live’

Një ngjarje më se e trishtueshme ndodhi të shtunën pasditë në Britaninë e Madhe kur një 50-vjeçar vrau veten ‘live’ në facebook. Bëhet fjalë për Jonathan ‘Bazza’ Baily, i cili më herët lajmëroi se do të kryentë aktin nëpërmjet një video direkte në orën 13:00.

Edhe pse shumë përdorues të ‘facebook’ e lajmëruan faqen e njohur të rrjeteve sociale ajo nuk mund ta parandalonte këtë vetëvrasje në syrin e mbi 400 personave. Për ‘facebook’ ky ishte një dështim, pasi video të tilla janë rreptësisht të ndaluara. Një person shkruajti në ‘facebook’ se shkoi pranë shtëpisë së Z. Bailey në Neëcastle-under-Lyme, Staffordshire për ta ndaluar të kryej aktin, por kur mbërriti së bashku me policinë, 50-vjeçari e kishte kryer një akt të tillë, shkruan ‘Daily Mail’.

Para se të vetëvritej, në njoftimin e bërë Bailey kishte shkruar ‘unë sot do të var veten’. Vajza e tij, Lucy Bailey, shprehu dëshpërimin e saj në Facebook, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për shëndetin mendor në Mbretërinë e Bashkuar.

Njerëzit u ndjenë shumë keq për atë që ndodhi dhe mënjeherë hapën një faqe në ‘gofound’ për të mbledhur të ardhura për varrimin e 50-vjeçarit. Deri më tani janë mbledhur afërsisht 6 mijë e 500 paund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy