Intervista me Bolton, Papa: SHBA njeh zgjedhjet nëse fiton Berisha. Ambasadorja Kim s’mund të blejë prona!  (VIDEO)

Intervista me Bolton, Papa: SHBA njeh zgjedhjet nëse fiton Berisha. Ambasadorja Kim s’mund të blejë prona! (VIDEO)

Gazetari dhe autori i emisionit “Fokus”, Robert Papa, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi qëndrimet e SHBA në raport me opozitën shqiptare, dhe disa çështje të tjera me rëndësi politike. Ndërsa u ndal te intervista me Bolton, Papa u shpreh se ambasadori tha që nëse Berisha fiton zgjedhjet në Shqipëri, ato do të njihen nga Uashingtoni. Duke iu referuar Yuri Kim-it, Papa citoi Boltonin i cili tha se një ambasadore amerikane s’mund të blejë prona në vendin ku është emëruar.

E kam pasur disa herë ambasadorin Bolton në ‘Fokus’. E mora indicjen nga një deklaratë e Gabriel Escobar, motra e të cilit është arrestuar për mosbindje civile, duke bërë një pyetje, çfarë ndodh nëse Berisha fiton zgjedhjet? Përgjigjja ishte që nuk ka ndodhur vitet e fundit një gjë e tillë, por nëse Berisha fiton zgjedhjet SHBA do njohë rezultatet, por duhet të jenë zgjedhje të lira. Janë shqiptarët që vendosin jo një burokrat i thjeshtë si Escobar. Ka ndryshim mes non gratës dhe listës së zezë. Non grata është dizejnim publik, përkufizim vizash familjar. Lista e zezë është nga Presidenti Biden për grupet terroriste. Është lista e thesarit ku është Ndroqi, Doshi, Gjushi, që kanë sekuestrimin e pasurive dhe më e lehta është non grata. Berisha s’ka shkuar as te lista e thesarit as te lista e zezë. Një diplomat si Escobar s’mund të japë deklarata të prera çfarë do ndodh, sepse s’është emërim politik dhe s’varet nga ai. Bolton ma tha që ne, SHBA, ofrojmë ndihmë nëse ju kërkoni ndihmë, problemet duhet t’i zgjidhni vet. I bëra edhe një pyetje për pronat e blera nga Yuri Kim, ai tha që në Kodin Etik kjo s’është objektive, s’ka neutralitet dhe ai më tha paska pasur këshilltarë të këqij nëse e  kanë këshilluar të blejë prona. Ambasadori amerikan s’ndodh kurrë të blejë prona në vendin ku është emëruar”.

I pyetur nëse do ndikojë për keq fakti që Meta është udhëheqësi i koalicionit në fletat e votimeve, Papa tha:

S’janë zgjedhje politike por janë vendore. Gjithkush që voton në Amerikë s’ka emër kryetarësh, as për Biden as për Trump. Votohet për bashkitë. Ai në Tiranë e di që Belindi është i PD. Ishte një teknikalitet i përdorur nga Berisha, sepse i morën vulën e partisë. Ka demokratë që nuk e duan? Pa diskutim. A do t’i ngatërrojë? Nëse Berisha arrin që kandidatët e tij të marrë shumicën e bashkive i tregon qartë Ramës që fryma po shkon nga krahu i djathtë”.

Papa i konsideroi skandaloze dhe për SPAK deklaratat e Ramës se qeveria do të japë mbështetje me fonde vetëm nëse fitojnë kandidatët e saj.

Ndërsa ajo që Rama thotë nëpër deklarata që do të japim fonde nga qeveria, vetëm nëse fitojnë kandidatët e pozitës, kjo është për SPAK. Nuk ka pse kryeministri i një vendi të jetë aktiv në fushatë për zgjedhjet vendore. Në asnjë vend të NATO-s kjo nuk ngjet! Shqipëria duhet të ndryshojë. Kjo fillon me një ndryshim të thjeshtë, zgjedhjet nuk bëhen në të njëjtën ditë në çdo qytet. Shkodra në datë tjetër, Saranda në datë tjetër, si këtu në Amerikë.

Deklarata e Ramvs kandaloze! Zgjedhje janë të lira, të ndershme, kjo varët sepse Shqipëria ka një traditë vjedhjesh votash. A do ketë ndikim krimi te blerja e votave? Do ta shohim. Problem është votimi familjar. Unë mendoj që mundësia e vjedhjeve në qytetet e mëdha s’është sa ka qenë më parë. Ne që s’votojmë në Shqipëri, teknikisht e kemi emrin në listë. Unë dua të di kush ka votuar në emrin tim këto vite? Votimet janë matematike. Nëse PD është bashkuar me LSI, janë më të mëdhenj se PS. Meta do të tregojë a i ka aq vota sa ka pasur. Në çdo vend të botës kur dikush rri në bashki 8 vjet, padiskutim humbet përqindje”.

Sa i takon ndikimit të krimit dhe të “të fortëve” Papa nuk mendon se është fenomen i tejkaluar, ndërkohë që shton se retorika e dobët dhe fushata Talllava tregon që Rama ka shteruar.

Nuk them që është tejkaluar, sepse retorika është e ashpër. Unë dëgjova personin në fjalë që thoshte do votoni për non gratën, kur vetë është nën hetim në SHBA. Orvajtjet e Ramës për të marrë pushtet kudo, edhe në Konispol edhe në Shkodër, le ti marrë, do marrë të gjitha bashkitë? Unë mendoj që fundi do jetë i keq për të. Retorikë shumë e dobët, kjo tregon që ai ka shteruar, edhe fushata me tallava, ‘time to go’. Ndikon kudo. Por këto deklarata dhe veprime janë kriminale. Premtimi për rritje rrogash do çojë në inflacion. Nuk mendoj që votuesit shqiptar janë kaq budallenj. Masa gri duhet të vendosë edhe në Shqipëri. Ajo masë gri, ajo pjesë intelektuale, ka zgjedhur të abstenojë. Asaj duhet t’i afrohesh me inteligjencë, figura të pastra, të distancuar nga krimi. Ka kandidatë të akuzuar për lidhje me krimin. Natyrisht zgjedhjet shqiptare s’mund të jenë 100 për qind demokratike si në Europën Perëndimore, por duhet të jenë më të mira se zgjedhjet e kaluara, siç thotë ODIHR-i. Nëse vidhet vota përsëri do ketë mosbindje civile, sepse s’ka ku shkon. Nuk mund të shohin më shqiptarët një fytyrë mediokre si në kryeministri, ashtu edhe në Bashkinë e Tiranës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy