Vdekja e 32-vjeçarit pas problemeve me dhëmballën, flasin të afërmit

Vdekja e 32-vjeçarit pas problemeve me dhëmballën, flasin të afërmit

Një 32-vjeçar i identifikuar si Genti Isaj humbi jetën dje teksa po transportohej për në spital, pas problemeve me dhëmballën.

Blerti Shabani, kushëriri i 32-vjeçarit të ndjerë u shpreh për MCN TV:

Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte ënjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafë. Dje shkoi në Ersekë te një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë që mund t’i kenë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy