Një vëzhgues i PD-së në Berat është dhunuar, sipas një denoncimi të bërë nga kandidati për deputet në Berat, Tomor Alizoti.
“Sapo më kanë lajmëruar dhe në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje drejtuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi që të tërheqë zagarët e tij, se do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata, çdo gjë është e filmuar. Pas 30 vjetësh Partia Demokratike do të korrë një sukses të madh. Paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit, nëse fitoni fitojeni, nëse keni humbur keni humbur, pranojeni”, ka thënë ai për mediat.



