Andoni: Zgjedhjet dhe non grata e Berishës dominuan ngjarjet politike në vend

Andoni: Zgjedhjet dhe non grata e Berishës dominuan ngjarjet politike në vend

Zgjedhjet e 25 prillit, non grata e Berishës dhe përçarja në Partinë Demokratike kanë dominuar ngjarjet politike në vend sipas analistit Ben Andoni. I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Andoni tha se gjithçka mori jetë para shpalljes së Berishës non grata, por dejure kur ai u shpall zyrtarisht non grata.

Sipas Andonit Basha e ka mbyllur misionin e tij dhe do të detyrohet të japë dorëheqjen, ndërkohë që Berishën të gjithë ata që i shkojnë pas po përpiqen ta  shfrytëzojnë për karrierat e tyre.

Intervista:

Si e keni parë reagimin e qytetarëve pas skandalit të pagave?

Andoni: Zvarritja shumë e madhe e institucioneve. Ne në media kemi parë se si në media po luhet me të dhënat tona. Ka një pandershmëri nga personat që punojnë dhe e bëjnë shtetin tonë parademokratik dhe impakti do të jetë jashtëzakonisht i madh. Ne vazhdojmë akoma jemi vendi më i varfër. Ky skandal do të përcillet nga skandale të tjera. Këtë shtet e duan kaq të dobët për interesat e tyre. Por një shqetësim të madh kam pasur për rekrutimin e punonjësit civil. Megjithatë duhet të presim dhe pak ditë për të parë si do reagojnë dhe më pas do të shohim sa i ndershëm do të jetë shteti jonë. Këtu është kaluar si diçka që ka ndodhur dhe në vende të tjera.

Si e keni parë reagimin e Ramës në konferencën me gazetarët?

Andoni: Pashë dy regjistre të Ramës, njëri që penalizon njerëzit që nuk deklarojnë të ardhurat dhe një shmangie për inceneratorët. Duke menduar se sistemi i drejtësisë është i pavarur, i takon që strukturat që përzgjedh të jenë të duhurat. Një nga plagët që anashkalohet është informaliteti në vend. Ekonomia jonë ka nivele të larta informaliteti. Kur shikon dhe sistemin e drejtësisë që është apatik të bën të mendosh se Shqipëria do të përballet me sfida. Politika ka marrë shumë vëmendje. Në dukje zhurmën e ka marrë Zoti Meta. Kanë qenë zgjedhjet e përfolura në vendin tonë por që u certifikuan nga OSBE, ka qenë shpallja non grata e Berishës dhe përçarja e PD.

Cilat kanë qenë momentet që e tronditën Partinë Demokratike? Dhe a mund të kishim pasur sot një tjetër situatë nëse debati I brendshëm do të ishte trajtuar ndryshe?

Andoni: Gjithçka mori jetë para shpalljes së Berishës non grata. Dejure mori jetë kur ai u shpall zyrtarisht non grata. PD do kishte një inerci të madhe humbje. Momenti i fundit i Bashës kur gjeti momentin për të ndarë përfundimisht Berishën. Basha mendoj e ka mbyllur misionin e tij dhe do të detyrohet të japë dorëheqjen, ndërkohë që shikoj Berishën që nuk më ka pëlqyer mënyra e ndjekjes së tij. Të gjithë ata po e shfrytëzojnë Berishën për karrierat e tyre. Kemi një paradoks brenda, është ai gjyqësor. Nuk i falet një partie të shkojë në një gjykatë që e ka përfolur vazhdimisht. Në këtë moment PD ka humbur jashtëzakonisht. Gjyqësori merr shumë kohë. Elektorati i PD tani është i papërfaqësuar, ata e lidhin PD me Berishën dhe Bashën jo me ideologjinë që përfaqëson. PD tregoi se nuk bën dot institucione. Por PD ka një fat të madh që sherri po bëhet pa e mbyllur viti zgjedhor.   

Nga ana tjetër kemi parë tensionet e krijuara në seli dhe ultimatumin që Zoti Berisha I ka vënë Lulzim Bashës për tu larguar deri më 5 janar. Çfarë do të sjellë fillimviti?

Andoni: Berisha ka një avantazh ndaj Bashës sepse improvizon politikisht dhe ideologjikisht dhe kjo i kap në befasi kundërshtarët. Ai nuk e fsheh më që do të drejtojë PD. Nga ana tjetër shpallja e aksionit i ka dhënë kohë kundërshtarit të marrë masat. Berisha di të lexojë të ardhmen e vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy