
Pas tensionimit të situatës së veri të Kosovës, opozita politike atje i ka dalë në mbështetje qeverisë Kurti.
Lidhur më këtë, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, përmes një lidhje skype me edicionin e lajmeve në MCN TV, pranoj se megjithatë politika në Kosovë, duhet të jetë e bashkuar në interes të vendit”.
“Kurti ka ftuar liderët të takohen por në kohën e caktuar nuk ka qenë në zyrën e tij prandaj Haradinaj është tërhequr dhe në deklaratën e tij ka thënë se përkrah çdo vendim në interes të Kosovës, të gjithë duhet të jemi të bashkuar në interesin e vendit. Është detyrë e jona që të mos lejojmë ndërhyrjen e Serbisë në sovranitetin e vendit. Pa një bashkëpunim të tillë dhe një dialog i cili mundëosn funksionalizimin insitucional të Koosvës, nuk mund të ketë as barazi, as qetësi, sepsë në vazhdimësi Serbia po ndërhyn në çështjet e brendshme të vendit”.
Isufi, krahas përkrahjes së reciprocitetit të targave, preku edhe një çështje tjetër, sipas të cilit, Serbia, përdor këtë strategji për të krijuar tensione në Kosovë, duke e refuzuar më pas një dialog të mirfilltë. Lidhur me këtë Isufi, thotë se krahas presionit, duhet të zbatohet edhe kthimi i taksës 100 përqind të produkteve për importet serbe.
“Pavarsisht veprimeve të Beogradit, ne do të mbajmë qëndrimet tona. Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve sepse një pjesë Beogradi nuk po i zbaton kështu dhe me targat,reciprociteti duhet te vehet në të gjitha pikat dhe Serbia duhet të saksionohet dhe duhet të kthehet taksa 100% për produkteve serbe dhe njëkohësisht serbia nuk mund të sillet si shtet armik ndaj Kosovës”.
Për nënkryetarin e AAK-së në Kosovë, zgjidhja e mundshme është presioni dhe trysnia që BE dhe SHBA duhte të bëjnë ndaj Beogradit zyrtar, për të zbatuar marrëveshjet e zotuara mes dy vendeve.
“Këtë duhet ta bëj SHBA dhe BE, dhe kërkesa jonë ka qenë se në tryezë duhet të jenë amerikanët, si graantuesit e zbatimit të marrëveshjes dhe poashtu të jetë një angazhim i qeverisë së Kosovës, që të mos leshojnë pe, dhe të veprojnë si shtet i pavarur, dhe të mos lejojnë të bllokohen rrugët dhe të mos ketë pengesa në kufijtë e vendit. Trysnia të shtohet dnaj Serbisë e cila është mjaft destruktive sa i përket vazhdimint të dialogut”.



