
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke analizuar faktorin e botës së krimit, pjesëmarrëse në fushatën zgjedhore, u ndal të fakti se aktivizimi i tyre është më prezent në tre ditët e fundit.
Hoxha parashikoi se sa më shumë afrohet dita e votimit aq më aktiv bëhen ata, për faktin se kanë aftësinë të spostojnë balanca në zonat që sondazhet nxjerrin fitues njërës palë ose tjetrën.
Ndërkohë ka patur edhe një taktikë që ka bërë Rama, e ka bërë Berisha e Meta në anën tjetër, ata e kanë përqendruar fushatën te vetja, jo te kandidatët lokal, dhe duke e përqendruar fushatën te vetja, janë përpjekur ta shpërqendrojnë median dhe media të mos fokusohet te elemente e botës së krimit.
Detaj tjetër është fakti se që në nisje të fushatës, ne patëm dy ngjarje të rënda, së pari ishte vendosja e minës së kryetarit të PD në Vaun e Dejës dhe së dyti ekzekutimi i kandidatit për këshillin Bashkiak Lezhë, Ardian Nikulaj.
Të dyja këto ngjarje që në fillim, zhurmat që morëm me vete, akuzat e ndërsjella politike, operimi dhe përqendrimi i strukturave të ligjit në këto dy vende bëri që këto ngjarje të shërbenin edhe si një lloj apeli për një fokusi edhe të agjencive të zbatimit të ligjit, për ti mbajtur sa më larg këta elementë.
Por tani jemi në fazën decizive, këto janë tre ditët finale ku ata bëhen shumë aktivë, sa më afër afrohet dita e votimit, aq më aktiv bëhen ata, sepse ata kane kapacitetin dhe kanë aftësinë duke patur edhe kontrollin në territor që të bëjnë lëvizjet e minutës së fundit dhe të s’postojnë balanca që sondazhet në disa zona nxjerrin njërën palë.
Çuditërisht mund të shikosh që ditën e zgjedhjeve të ndodhi ndonjë surprizë dhe elementi surprizë nuk vjen nga qielli, ato do të jenë të minutës së fundit.
Ajo që është evidente është fakti se në pjesën dërmuese të atyre që ne i njohim si grupe ose organizata kriminale mbështetja e tyre ka qenë pro mazhorancës, nuhatja e tyre thotë se edhe këto zgjedhje do të fitohen në pjesë të madhe nga mazhoranca.
Ata nuk bëhen me humbësit se nuk kanë ndërmend t’i hedhin lekët në erë. Në zgjedhjet e kaluara kush i shpalli luftë shtetit janë brenda ishin vjet ata Çapjat e Elbasnit, ku janë ata sot, ku janë at të Durrësit, Perent Dervishi, Lulzim Berisha, Viktori Vlorë etj, i ka marrë shteti përpara ata.



