Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Kombinat/ Dyshohet për konflikt të çastit

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Kombinat/ Dyshohet për konflikt të çastit

Një automjet në lëvizje që drejtohej nga E. K., 37 vjeç, është qëlluar sot me armë zjarri në rrugën “Petraq Leka” në Kombinat. Policia ka identifikuar autorin, ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit për motive të dobëta.

“Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, gjeneralitet e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon”.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy