Apple mund të bëjë te iPhone 15 ndryshimin më të madh në 11 vite

Apple mund të bëjë te iPhone 15 ndryshimin më të madh në 11 vite

Apple do të prezantojë iPhone 15 brenda pak kohësh dhe gjerësisht ka pritshmëri për një ndryshim të rëndësishëm. Thuhet se iPhone 15 do të heqë karikuesin e Apple Lightning në favor të karikimit USB-C, duke shënuar një moment historik për kompaninë, me adoptimin e karikimit universal. Ndryshimi përfundimisht mund të thjeshtojë procesin e karikimit në pajisje dhe marka të ndryshme.

Nëse kjo gjë ndodh, ndryshimi do të vinte më pak se një vit pasi BE votoi për miratimin e legjislacionit sipas së cilit telefonat inteligjentë, tabletët, kamerat dixhitale, altoparlantët portativë dhe pajisjet e tjera të vogla të mbështesin karikimin USB-C deri në vitin 2024. 

Ligji i parë në llojin e tij synon për të ulur numrin e karikuesve dhe kabllove me të cilët konsumatorët duhet të përballen kur blejnë një pajisje të re, dhe për t'i lejuar përdoruesit të përziejnë dhe të përputhin pajisjet dhe karikuesit edhe nëse janë prodhuar nga prodhues të ndryshëm. “Ky është padyshim ndërprerja më e madhe në dizajnin e iPhone për disa vite, por në realitet, nuk është një lëvizje dramatike,” tha Ben Wood, një analist në CCS Insight.

Kjo pasi Apple ka kaluar më herët iPad-ët dhe MacBook-ët e saj në karikim USB-C. Megjithatë, kompania deri më tani i ka rezistuar ndryshimeve te pajisjet iPhone. Vitin e kaluar zv.Presidenti i Apple për Marketingun global, Grek Joswiak, theksoi publikisht vlerën dhe përhapjen e karikuesit Lightning, i cili është projektuar për karikim më të shpejtë të pajisjes, por vuri në dukje "natyrisht ne do të duhet të respektojmë" mandatin e BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy