Mziu: Bojkoti i PD-së në Parlament, qëndrim për miratimin e 4 akteve ligjore të protestës (VIDEO)

Mziu: Bojkoti i PD-së në Parlament, qëndrim për miratimin e 4 akteve ligjore të protestës (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka deklaruar se vendimi i opozitës për të bojkotuar seancat plenare të Kuvendit lidhet me kërkesën për miratimin e katër akteve ligjore që, sipas tij, janë vendosur si kushte të panegociueshme nga protesta opozitare.

 

Në një intervistë për çështjet politike të ditës, Mziu tha se situata në vend nuk është normale dhe se kjo, sipas tij, reflektohet edhe në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në zona të tjera ku jetojnë shqiptarë.

 

Është e vërtetë që sot vendi është në një situatë jo normale. Kjo duket edhe nga protestat që po zhvillohen në Tiranë, në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë. Partia Demokratike është në një koherencë me situatën që po kalon vendi dhe qëndrimi ynë është pjesë e kësaj përballjeje politike.

 

Duke folur për bojkotin e Kuvendit, deputeti demokrat sqaroi se ky nuk është një largim përfundimtar nga institucioni, por një formë presioni politik për kalimin e disa nismave.

 

Ne po bojkotojmë seancat plenare, por kjo nuk do të thotë se kemi një distancim nga Parlamenti. Dalja jashtë dyerve të seancave plenare lidhet me një mundësi që këto akte të kalojnë për shqyrtim dhe të zbatohen afatet kohore. Bëhet fjalë për katër çështje që i kemi ngritur edhe më parë, por që janë rrëzuar me forcën e kartonit.

 

Sipas Mziut, këto kërkesa janë thelbësore për opozitën dhe lidhen me një proces më të gjerë të ndryshimit institucional.

 

Janë katër akte ligjore që protesta i ka vendosur si kushte të panegociueshme. Ne besojmë se ato duhet të marrin vëmendjen e duhur dhe të mos kalohen me shumicë mekanike votash, pa u dëgjuar kërkesat që vijnë nga qytetarët.

 

Duke folur për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, Mziu u ndal edhe te procesi zgjedhor që po zhvillohet në strukturat e partisë.

 

Jemi vërtet në një periudhë zgjedhjesh, duke nisur nga zgjedhjet ‘një anëtar, një votë’ në degët e Partisë Demokratike. Ky proces do të vijojë deri te zgjedhjet e sekretarëve të përgjithshëm dhe drejtuesve të departamenteve në këtë strukturë.

 

Sipas tij, riorganizimi i strukturave do të sjellë energji të reja dhe përfshirjen e personave me kontribute të reja në parti.

 

Jam i bindur se do të ketë ndryshime. Do të ketë persona të cilët kanë një vlerë të shtuar dhe që do të sjellin më shumë energji e kontribut në Partinë Demokratike. Është një proces që synon forcimin e strukturave dhe përgatitjen e partisë për sfidat e ardhshme politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy