Sllovakia zgjedh presidenten e parë femër (VIDEO)

Sllovakia zgjedh presidenten e parë femër (VIDEO)

Avokatja Zuzana Kaputova fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, duke u bërë udhëheqësja e parë femër e shtetit.

Si një politikane pro-BE, Kaputova drejtoi një fushatë ndryshimi dhe u zotua për t'i dhënë fund korrupsionit në vend, për të cilin është shprehur se drejtohet nga "njerëzit që tërheqin fijet nga mbrapa".

Votimi vjen një vit pasi gazetari gazetari Jan Kuciak, i cili hetoi raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, u vra së bashku me të fejuarën në shtëpinë e tij. Vrasjet nxitën zemërimin publik dhe disa nga protestat më të mëdha në historinë postkomuniste të Sllovakisë. Ato gjithashtu detyruan ish-kryeministrin Robert Fico, nga partia SMER, të japë dorëheqjen vitin e kaluar.

E re në skenën politike, 45-vjeçarja Kaputova fitoi rreth 58.3% të votave, përballë rivalit, Maros Sefçoviç, i cili mori 41.7%.

Sefçoviç, i njohur gjithashtu për qëndrimet e tij pro-BE dhe një diplomat i respektuar, kishte mbështetjen e partisë qeverisëse populiste, SMER.

Në raundin e parë të votave dy javë më parë, Kaputova fitoi me 40.5%, ndërsa Sefcoviç u rendit i dyti pas saj me 18.7%.

"Unë jam e lumtur jo vetëm për rezultatin, por më shumë për faktin se këto zgjedhje treguan se nuk i dorëzohemi populizmit, thënies së të vërtetës, rritjes së interesit, por  pa përdorur fjalor agresiv", tha Kaputova para një turme mbështetësish në fjalimin e saj pas fitores.

"Kjo filloi në zgjedhjet lokale vitin e kaluar, u konfirmua në zgjedhjet presidenciale, dhe unë besoj se zgjedhjet evropiane në maj do ta konfirmojnë gjithashtu atë."

Si zëvendëskryesuese e Partisë Progresive të Sllovakisë, Kaputova mbështet martesën e homoseksualëve dhe adoptimin.

Ajo gjithashtu është quajtur "Erin Brockovich i Sllovakisë", pasi fitoi një betejë ligjore me një kompani që kishte planifikuar të ndëtonte një landfill në qytetin e saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy