Tre palët politike kanë pranuar dy formulat e reja të propozuara nga ndërkombëtarët mesditën e kësaj të enjte. Ka qën kreu i Kuvendit Ilir meta ai i cili ka shuar çdo aludim.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat Meta lajmëronte se është arritur konsensusi për dy propozimet e reja për KLGJ dhe KLP. Propozimi i ri ishte shtruar në tryezë nga ndërkombëtarët dhe pas shumë negociatave është bërë e mundur që të arrihet konsensusi.
“Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përshëndet marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi.
Meta: falenderoj Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD, Basha dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin.
Meta: Marreveshja shenjë pjekurie dhe bashkimi.
Meta: Të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend. Mirënjohje për SHBA dhe BE” shkruhet në deklaratën për shtyp.
Në orën 19:00 është lajmëruar që PD do të mbledh sërish grupin parlamentarë. Ndërsa pritet që të nisë edhe seanca parlamentare.



