GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, në kuadër të dosjes “Toyota Yaris”  me 4 vite burgim.

Por në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi ndaj tij është zbritur në 2 vite e 8 muaj burgim, ndërsa i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky ECC, i cili mundësonte komunikime të fshehta.

Po ashtu ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare lidhur me një çështje në Prokurorinë e Vlorës.

Zarka u shpall fajtor për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim , “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy