"Në shtator do punojmë për një qeveri teknike", Meta: Rama manipuloi dosjen për të më implikuar

"Në shtator do punojmë për një qeveri teknike", Meta: Rama manipuloi dosjen për të më implikuar

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot  se në shtator fillon përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës, Ilir Meta akuzoi Edi Ramën se manipuloi dosjen e ndjekjes nga ish-Sigurimi i Shtetit për të implikuar ish-Presidentin. 

Tao Tao është një njeri që vërtet na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij në grupet kriminale kanë sjellë drama dhe probleme, aq sa partia e spostoi nga Elbasani, ku ai ka përgjegjësi për atë që ndodhi para zgjedhjeve. Në shtator do punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për zot edhe çështjes së negociatave.

Parlamenti të mblidhet që tani, që sot, por Tao Tao duhet të këtë parasysh dhe t’i thotë shefit të tij, se në Greqi për shkak të një përgjimi të parregullt ndaj një kryetari të një partie të dorës së dytë, të tretë, dha dorëheqjen drejtori i Shërbimit Informativ, Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë dhe Kryeministri bëri autokritikë. Në rastin e IM së Tao Taos, situata është dramatike për shefin e Tao Taos.

Është 1000 për qind e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rendë i rendit kushtetues, ku provohet qartë, se në kohën kur Ilir Meta ka qenë President i Republikës, shefi i Tao Taos, ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunatorit të Sigurimit të Shtetit NL, i dalluar si poliagjent, dhe një ish-SHIK-si A.H., që në bashkëpunim me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë të qartë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T, i cili është edhe shtetas amerikan.

Të jeni të sigurt se do habiten kongresmenë dhe senatorë se si guxohet pas 32 vitesh të manipulohet në mënyrë kriminale, dosja e një të riu asokohe për arratisje, vetëm për të implikuar dhe goditur politikisht Presidentin e Republikës. Përmasat e këtij skandali do jenë humneriale për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka kaluar vijat e zeza, kushdo që ka një foto me Edvinin do ta grisë atë. Tre kartela më duhet të nxjerrë në Parlament, dhe ata t’i sjellin të gjithë ata anëtarët e manipulimit të dosjeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy