Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit.
Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.
Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa tre shtetas të tjerë po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
"Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip 'Benz' me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip 'Ford', me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip 'Ford'", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



