Basha me demokratët e Matit e Bulqizës: Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve (VIDEO)

Basha me demokratët e Matit e Bulqizës: Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve (VIDEO)

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe sot me turin e tij të takimeve me demokratët për të kërkuar  nga ta votën për zgjedhje në krye të PD-së.

Përpara demokratëve të Matit dhe Bulqizës, Basha e cilësoi edhe njëherë si masakër zgjedhore 25 prillin, porse u kërkoi atyre ndihmën për ta vazhduar bashkë betejën.

Sipas tij misioni i demokratëve është ndryshimi dhe se ata do ta çojnë deri në fund këtë betejë.

Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve, mbetet misioni i Partisë Demokratike. E pra vëllezër dhe motra kjo diferencë midis përqasjes tonë dhe përqasjes së kundërshtarit bëri të ndodhte diçka që në  kushte të tjera mund të konsiderohej mrekulli. Që  pavarësisht shumëfishimit të terrorit dhe masakrës zgjedhore jo vetëm që nuk na e ulën dot kokën, por përkundrazi sot jemi edhe më të fortë, edhe më të vendosur për ta çuar këtë betejë deri në fund, sepse për demokratët e Matit, të Klosit, Dibrës dhe të gjithë vendit kurrë s’ka qenë i rëndësishëm numri i herëve që kemi rënë, e rëndësishme ka qenë fuqia me të cilën kemi ditur të ngrihemi e të frymëzojmë qytetarët për të na ndjekur në ato beteja dhe ato objektiva ku s’ka asnjë forcë tjetër politike tjetër t’i drejtojë.

Keni qëndruar në krahun tim në shumë prej këtyre betejave, në një 8-vjeçar të mbushur me sfida po ku ne nuk jemi zvarritur, as kemi bërë kompromis me të keqen, përkundrazi jemi përballur. Lidershipi im nuk ka qenë lidership kriminelësh, ka qenë një lidership sakrificash. Ndaj, këtu dua të ndalem për një çast dhe t’ju siguroj që nuk ka fjalë në fjalorin e pasur të gjuhës shqipe që mund të shprehë përmasat e vërteta të mirënjohjes që ndjej në shpirtin tim për sakrificën tuaj si dhe t’ju them se për këtë sakrificë dhe vetëmohim, sa të kem frymë, nuk do të resht të bëj asgjë në dorën time, nuk do të lë asgjë pa bërë derisa çdo pikë djerse e sakrificës tuaj, të shpërblehet. Por me përgjegjësinë që na kanë dhënë shqiptarët, me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët kudo që ndodhen, atë për të sjellë ndryshimin, jam këtu për t’ju kërkuar ndihmën tuaj. Jam këtu për t’ju kërkuar ta vazhdojmë bashkë këtë përballje, ta vazhdojmë bashkë këtë betejë! Natyrisht, të vetëdijshëm se sa më shumë duhet të bëjmë, duke u nisur nga unë dhe sa më shumë të bëjmë, aq më shpejt do t’ia shkurtojmë ditën regjimit.

Bulqizë

Ta vazhdojmë bashkë betejën krah njëri-tjetrit, me besimin e madh, mos të hedhim poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku dhe kjo është ftesa ime ndaj çdokujt që e ka zemrën apo mendjen të turbulluar, është që të mos gjejë arsye apo të krijojë arsye për të rrëzuar atë që keni ndërtuar dhe kemi ndërtuar së bashku deri më sot, falë sakrificës së gjithësecilit prej jush. Ndaj, të diskutojmë nga afër shqetësimet, mendimet, kritikat, rrugëdaljet, nga ana tjetër, le të jemi të qartë se kjo garë e ka dhe një disavantazh.

E ka dhe një disavantazh dhe disavantazhi që e njohim fare mirë ne këtu, unë, ju, e njeh dhe kundërshtari ynë. Disavantazhi është që pas kësaj qëndrese të gjatë, ku kemi faktuar vendosmërinë tonë, dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një masakër zgjedhore, mund të japë shkak një përçarjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë. Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: “Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.” Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.

Por në qoftë se jemi të gjithë, siç jemi dëshmitarë se kjo është masakër zgjedhore e nje regjimi, atëherë ejani të vazhdojmë betejën deri në fund drejt një stacioni final që është rëzimi regjimit që është fitorja e demokracisë dhe e Partisë Demokratike“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy