Ministri saudit: Pasaportat izraelite nuk vlejnë në Arabinë Saudite

Ministri saudit: Pasaportat izraelite nuk vlejnë në Arabinë Saudite

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha se izraelitët nuk janë të mirëpritur për të vizituar mbretërinë, një deklaratë kjo, e cila erdhi pasi Izraeli vendosi se qytetarët izraelitë mund ta vizitonin Arabinë Saudite në rrethana të caktuara.

“Politika jonë është përcaktuar. Ne nuk kemi marrëdhënie me shtetin e Izraelit, prandaj mbajtësit e pasaportave izraelite nuk mund të vizitojnë mbretërinë gjatë kësaj kohe", citohet princi Faisal bin Farhan nga mediat amerikane (CNN).

Në një deklaratë të ministrit të Brendshëm të Izraelit të dielën u tha se izraelitët, nëse ftohen dhe lejohen nga autoritetet saudite, do të lejohen të udhëtojnë atje për arsye fetare në pelegrinazh ose për nëntë ditë për arsye biznesi, siç janë investimet ose takimet.

Izraelitët, kryesisht muslimanë që shkojnë në pelegrinazh, kanë vite që vizitojnë mbretërinë, e cila ka dy vendet më të shenjta në Islam, por zakonisht me leje speciale ose duke përdorur pasaporta të huaja.

"Kur të arrihet një marrëveshje paqeje mes palestinezëve dhe izraelitëve, unë besoj se çështja e përfshirjes së Izraelit në rajon do të jetë në tryezë", tha princi Faisal.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet që të zbulojë të hënën detajet e planit të tij të paqes në Lindjen e Mesme për udhëheqësit izraelitë, pasi zyrtarët palestinezë e hodhën poshtë atë si një përpjekje "për të përfunduar" kauzën palestineze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy