Sulmohen ndërsa iknin në Greqi, 44-vjeçari vritet me mjete të forta

Sulmohen ndërsa iknin në Greqi, 44-vjeçari vritet me mjete të forta

Një person është vrarë në fshatin Braçanj të Devollit. Z.A., 44 vjeç, kishte tentuar të kalonte kufirin drejt Greqisë së bashku me dy persona të tjerë, por ata janë sulmuar nga persona të paidentifikuar. Mësohet se autorët pasi i kanë dhunuar dhe masakruar i kanë marrë edhe sendet personale. 44-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rëndë. Ndërsa dy të tjerët janë plagosur.

“Shtetasit M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhdavec-Maliq dhe shtetasi Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z.A) ka ndërruar jetë. Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy