Balla aplikon te “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës/ Çfarë ndodh me ata që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit

Balla aplikon te “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës/ Çfarë ndodh me ata që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla aplikoi sot që në orët e para të mëngjesit për rinovimin e pasaportës biometrike. Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokummenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare. Edhe ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marrjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike. Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare. Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” duan të sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy