Kaosi dhe zjarri në Parlament, tre deputetë të PD përjashtohen 60 ditë, 20 të tjerë nga 40

Kaosi dhe zjarri në Parlament, tre deputetë të PD përjashtohen 60 ditë, 20 të tjerë nga 40

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka miratuar pasditen e sotme 24 masa ndëshkimore për deputetët e Partisë Demokratike të cilët shkaktuan kaos dhe i vunë zjarrin karrigeve në seancën parlamentare të së hënës.

Masa më e ashpër ndëshkimore u mor për tre deputetët demokrat, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, të cilët u përjashtuan 60 ditë nga Kuvendi.

Ndërkohë deputeti Edi Paloka u përjashtua 10 ditë.

Përjashtimi me 40 ditë u mor për Luan Baçin, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj, Ramadan Lika, Kastriot Piroli dhe Ludovik Hasani.

Vendimi u mor pas analizimit të kamerave të sigurisë së Parlamentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy