Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, arrestohen 8 shqiptarë

Shkatërrohet organizata kriminale në Itali, arrestohen 8 shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, duke vënë në pranga 17 persona, 8 prej të cilëve shqiptar, ndërsa një tjetër person u shpall në kërkim.

Sipas mediave italiane hetimi kishte filluar në fund të vitit 2017, me sekuestrimin e sasive të caktuara të drogave.

Karabinierët kishin konfiskuar një sasi droge të dërguar me postë dhe pikërisht nga të dhënat e transportit, filluan hetimet edhe përmes metodave tradicionale si përgjimi telefonik, u arrit të rindërtohej rruga e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt krahinave të Trentos.

Droga  blihej nga Evropa veriore, kalonte nëpër Shqipëri dhe baza logjistike u vendos në Brescia. Çdo gjë ishte drejtuar nga një 34 vjeçar, i është ende në kërkim. Droga e hedhur në treg ishte e cilësisë së lartë dhe për këtë arsye shitej me çmim të konsiderueshëm: 100 euro për një gram kokainë dhe me ulje minimale, vetëm në rastin e blerjeve të mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy