Zululand - Shllaku dhe Nano në një bisedë mbi kulturën, letërsinë shqiptare, Kadarenë, gegënishten dhe gjuhën shqipe

Zululand - Shllaku dhe Nano në një bisedë mbi kulturën, letërsinë shqiptare, Kadarenë, gegënishten dhe gjuhën shqipe

Kur flitet për kulturën shqiptare ka personalitete që ndjeshëmërinë e kanë të lartë. Dhe kur bëhet fjalë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Kultura luan një rol të veçantë se si ne do të prezantohemi para kësaj bote.

 

Gazetari Mustafa Nano dhe poeti Primo Shllaku u ndalën gjatë tek kultura shqiptare dhe për integrimin në BE tha: “Ne pa rregulluar punët e shtëpisë nuk mund të rezatojmë në Europë. Nëse ne futemi të çarmatosur mund të vdesim para atyre me armë”, tha Shllaku duke e cilësuar një sfidë të madhe, por të lënë pas dore.

 

Gazetari Mustafa Nano në studion e Zululand u ndal edhe tek antologjia e letërsisë shqiptare. Shllaku e përcaktoi Ismail Kadarenë si një shkrimtar i realizimit socialist dhe nga Nano nuk u prit mirë. Por Shllaku dha arsyet se pse Kadare ishte i tillë, duke mos përfshirë në këtë lloj letërsie Lasgush Poradacin.

 

Por a mund të shkruash poezi e mirë pa e ndjerë?! Për Nanon mundet, ndërsa për Shllakun në mënyrë kategorike nuk e pranoi të shkruante pa e ndjerë. “Është një rrëfim i thellë, intim, sakrifikon edhe vetë autorin”, u shpreh Shllaku në Zululand.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy