Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur sot Komisionin parlamentar të Sigurisë. Në emër të LSI-së, nënkryetari Luan Rama tha se ishte propozuar seancë dëgjimore lidhur me zbulimin e së vërtetës për mosfuksionimin e radarëve.
“Propozova që të përfshihet një cikël seancash dëgjimore. Të qëndroje në atë komision ishte e pavlerë. Jemi të vendosur për të zbardhur të vërtetën e mosfunksionimit të kontrollit të hapësirës detare, pra të mosfunksionimit të radarëve që janë fikur apo janë kontrolluar nga grupet e kriminale”, tha Luan Rama.
Ndërsa deputeti demokrat, Flamur Noka, tha se “opozita do të ndërmarrë aksion politik për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Opozita nuk pranon që Shqipërinë ta qeverisë krimi”.



