Maren, akrobatja e vogël që pushtoi rrjetin/ Instruktorja Rushiti flet për talentin dhe rrugëtimin e saj

Maren, akrobatja e vogël që pushtoi rrjetin/ Instruktorja Rushiti flet për talentin dhe rrugëtimin e saj

Akrobatja e vogël Maren Tare ka pushtuar rrjetet sociale me talentin e saj të jashtëzakonshëm, pas pjesëmarrjes në "Albanian Got Talent".

E ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", Maren tregon se pasioni për akrobacinë ka nisur para tre vitesh dhe që nga ajo kohë ka punuar pa pushim për të përmirësuar aftësitë e saj.

Ajo shpjegon se, megjithëse në fillim shumë lëvizje i duken të vështira, me kalimin e kohës dhe shumë përkushtim, ato janë bërë më të lehta.

Kur mësohesh, kur trajnohesh, ato lëvizje të duken të thjeshta. Disa nga ato lëvizjet i kam pas bërë që në fillim, duke mësuar duke mësuar, në fillim kanë qenë të vështira pastaj të duken më të lehta.

Kam shumë dëshira të behëm aktore, akrobate dhe modele në Holliwod ose të bëhem agjente e CIA-s në Amerikë. Besoj se do ti arrijë .

Kur më panë të “Albanian Got talent” të gjithë më përkrahen, mami më thotë ti dole shumë mirë.

Te ajo skena u ndjeva shumë mirë, nuk kisha fare, as emocion, as trishtim, as asgjë.

Nga ana tjetër, instruktorja e Maren, Fjona Rushiti, shprehet shumë krenare për arritjet e akrobatës së re dhe parashikon një të ardhme të ndritur për të.

Rushiti është e bindur se botën e artit e kërkon një tip si Maren, që nuk ka frikë të shfaqë talentin e saj dhe të depërtojë në çdo fushë që kërkon.

Maren ka shumë yje plus që i ndrisin, e ka pasur elasticitetin që në moshë të vogël. Ajo mund të them më ka ardhur gjysmë e gatshme, ka tre vite që ka ardhur.

Ka pasur pasionin dhe vullnetin për të arritur deri këtu, por nuk janë vetëm këto ushtrime se Maren bën shumë më shumë.

Ka talentin, vullnetin, ka shumë të veçanta, Maren është shumë e përkushtuar dhe çdo ditë punon më shumë.

Bota e artit e do një tip si Maren, që se qan kokën fare që të depërtosh, kështu që e di shume mirë se ku do të shkoj ajo në të ardhmen. Ajo e ka talent edhe këndimin, është e gjithanshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy