Kalemaj: Rezultatet e “Ballkanit të Hapur” në favor të Serbisë, lajm i mirë heqja dorë prej tij (VIDEO)

Kalemaj: Rezultatet e “Ballkanit të Hapur” në favor të Serbisë, lajm i mirë heqja dorë prej tij (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, mesazhet e Kryeministrit Edi Rama nga Ulqini, ku i kërkoi Albin Kurtit që t’i rikthehet dialogut, pasi mund të gëlltisë diçka me të rëndë, deklaroi se liderët kanë informacione të klasifikuara për publikun e gjerë, që vijnë nga inteligjenca dhe burimet demokratike. Në studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se ka besuar disa elementë tek Albin Kurti që është ndër liderët më të pakorruptueshëm, pasi nuk ka dalë ndonjë padi për të, apo akuzë qoftë dhe nga kundërshtarët e tij politikë për përvetësim personal. Në vijim Kalemaj tha se në dialogun me Serbinë dhe avancimit të njohjeve, Kurti e ka deklaruar se nuk e ka pasur prioritet, madje e ka thënë se prioriteti për dialogun me Serbinë është i shtati në listë. “Kurti zgjedh të mos komunikojë me autoritetet ndërkombëtare dhe shpalli dy organizata në Veri si terroriste, pa u konsultuar as me Brukselin, Uashngtonin, Londrën dhe Berlinin. Nuk di me kë konsultohet zoti Kurti? Forma që ti zgjedh për ti bërë karshillëk ndërkombëtarëve në një moment delikat, kërkon një maturi shumë më të madhe dhe një konsensus politik shumë më të madh me aktorët politikë dhe jo vetëm që t’ia linte dopio 6 Vuçiç për marrëveshjen e Ohrit. Rama bën politikë elektorale, ku me zotin Kurti kanë pasur një lloj rivaliteti jo të fshehur. Mund ta kritikojmë zotin Rama për ekzibicionizëm dhe njohuri të përcipta për rajonin. Mund ta kritikojmë se tha me një deklaratë se “Ballkani i Hapur” nuk është më dhe se tani kemi “Procesin e Berlinit”, ndërkohë që deri para pak kohësh bëheshin premtime të mëdha. Dhe ato pak rezultate që pati ishin në favor të Serbisë. Zoti Rama e mbylli “Ballkanin e Hapur” me një deklaratë dhe kjo tregon ekzibicionizëm”. Kalemaj shtoi se Edi Rama e di mirë se pasardhësi i Angela Merkel, Olaf Scholz ka ristartuar me hapa më të shpejtë Procesin e Berlinit, si i vetmi promotor për nxitjen e hapjes së të 6 shteteve të Ballkanit, si i vetmi mekanizëm institucional që mund të funksionojë në këtë hapësirë gjeografike. “Kurti kishte shumë të drejtë në qëndrimin për "Ballkanin e Hapur", siç kishte dhe zoti Gjukanoviç për vendin e tij, apo Bosnje Hercegovina që kishte rezervat e tyre. Fakti që "Ballkani i Hapur" u pranua vetëm nga 3 shtete dhe jo 3 të tjera, ishte i destinuar të dështonte, dhe për faktin që u gatua në kuzhinën e Beogradit. Lajmi i mirë është që u hoq dorë nga kjo ide mediokre dhe e dështua dhe ato pak gjëra që u prodhuan ishin në dëm të Shqipërisë. Se pamë që u shtuan produktet serbe në Shqipëri, gjë që nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do të ishte diçka e dyanshme”. Kalemaj tha ndër të tjera se Edi Rama e kishte paralajmëruar zhbërjen e “Ballkanit të Hapur”, me paralajmërimin për Aleksandar Vuçiç, teksa kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy