
Një avion ushtarak rus u rrëzua teksa po ulej në një pistë në aeroportin e Belbekut në Krime. Sipas guvernatorit të Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, avioni i mbushur plot me municione ka dalë nga pista dhe ka marrë flake.
Ndërsa në terren situata vijon të jetë problematike. Rusia ka tëhequr trupat e saj nga qyteti strategjik ukrainas Lyman, në një lëvizje që shihet si një pengesë e rëndësishme për fushatën e saj në lindje.
Ndërsa ministria e mbrojtjes e Ukrainës raportoi se forcat e armatosura kanë çliruar pesë vendbanime, ku rreth 5000 trupa ruse janë rrethuar në Lyman. Sakaq, presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenksy ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë të mos lejojnë kthimin e kohërave të pushtimeve koloniale, ankesimeve kriminale dhe arbitraritetit total në vend të ligjit ndërkombëtar.
“Lëvizja ukrainase do të vazhdojë. Flamuri ukrainas është tashmë në Liman, në rajonin e Donetsk. Aty vazhdojnë luftimet. Por aty nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë pseudo-referendumi. Ukraina do të kthejë të vetën. Si në lindje ashtu edhe në jug. Flamuri ynë do të jetë kudo. Do të ketë dënim për ata që kryen këtë krim agresioni ndaj shtetit tonë të pavarur.”, u shpreh Zelensky.
Ndërkohë, edhe pse u kundërshtua nga Perëndimi, ankesimi i katër rajoneve të Ukrainës për presidentin rus Vladimir Putin është fakt. Sipas tij, mbrojtja e tyre do të bëhet edhe me përdorimin e armëve bërthamore dhe se këto rajone nuk do ti dorëzojë kurrë e do jenë pjesë e pandashme e vendit të tij. Sakaq, të shumtë janë rusët që po largohen nga vendi i tyre për ti shpëtuar thirrjes për armatosje të Vladimir Putin.



