BE dhe Rusia shprehin ngushëllimet për vdekjen e Presidentit dhe kryediplomatit të Iranit

BE dhe Rusia shprehin ngushëllimet për vdekjen e Presidentit dhe kryediplomatit të Iranit

Bashkimi Europian shpreh “ngushëllimet e sinqerta” për vdekjen e Presidentit dhe kryediplomatit të iranit, që humbën jetën pas një aksidenti me helicopter.

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, tha në X:

“BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e Presidentit Raisi dhe Ministrit të Jashtëm Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter. Mendimet tona shkojnë te familjet.”

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shprehu ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, duke e konsideruar atë si një patriot të vërtetë të Republikës Islamike dhe një mik të besueshëm të Rusisë.

“Në Rusi, presidenti i Iranit E. Raisi dhe ministri i Jashtëm i Iranit H. Amir-Abdollahian njiheshin si miq të vërtetë dhe të besueshëm të vendit tonë”, tha Lavrov.

"Roli i tyre në forcimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë ruso-iranian dhe partneritetin e besuar është i paçmuar," - tha ai. "Ne shprehim sinqerisht ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe për të gjithë popullin mik të Iranit. Mendimet dhe zemrat tona janë me ju në këtë orë të trishtuar”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy