Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 100 janë plagosur kur një tren doli nga shinat në Pakistanin jugor, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë.
Disa vagona të Hazara Express u përmbysën pranë stacionit hekurudhor Sahara në Nawabshah, rreth 275 km nga qyteti më i madh Karaçi.
Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet pranë vendngjarjet. Ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit nuk janë të rralla.
Ministri i Hekurudhave Saad Rafiq tha se hetimet paraprake treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale dhe po hetohet më tej për shkaqet e ngjarjes së rëndë.



