Brazili shfajësohet për zjarret në Amazonë

Brazili shfajësohet për zjarret në Amazonë

Ministri i Jashtëm i Brazilit, Ernesto Araunjo, në një deklaratë për fondacionin "Heritage" në Uashington D.C ditën e djeshme, mohoi se vendi i tij ishte përgjegjës për zjarret në Amazonë. Ai akuzoi vendet e tjera dhe aktivistët për mbrojtjen e mjedisit se po përpiqen të “pushtojnë Brazilin” nën maskën e aksioneve kundër ndryshimit të klimës.

“Nuk më duket si një katastrofë klimatike, por nga debati i vazhdueshëm duket sikur bota po merr fund. Brazili nuk po djeg pyjet. Brazili nuk është fajtori”, u shpreh ai.

Araunjo hodhi poshtë paralajmërimet për krizën klimatike si alarm botëror. Në përpjekje për të mbyllur debatin, ai akuzoi aktivistët e mbrojtjes së klimës se po përpiqen të imponojnë politika që bien ndesh me liritë themelore.

Kujtojmë se Amazona në javët e fundit u përfshi nga flakët, çka la pas një dëm të madh në bimësi dhe gjallesa.  Ndërkohë që zjarret vazhdojnë në Amazonë, ekspertët e klimës thonë se ato janë të qëllimshme për të shpyllëzuar dhe djegur tokat. Ata thonë se lëshimi i karbonit në atmosferë nga djegia e pyjeve do të përshpejtojë ndryshimin e klimës.

Pyjet e Amazonës konsiderohen si mushkëria e botës. /CNN

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy